Politika
Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e procesit të Berlinit, që po zhvillohet prej dy ditësh në Poznan, Poloni.
Në këtë samit marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
E ftuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kryeministri Rama ka publikuar sot një video ku shfaqet duke biseduar me kancelaren gjermane Merkel dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të cilët është ulur pranë në tryezë.