Ekonomia

Vetëvrasja 31 vjeçarit, reagon OSHEE: Si është e vërteta e 80 mijë lekëve

Pas lajmit se një baba i një fëmije, Kladi Muça, 31 vjeç nga Tirana ishte debitor me 800 mijë lekë ndaj OSHEE dhe për këtë arsye i dha fund jetës, reagon Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

OSHEE thotë se 31 vjeçari nuk kishte asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja ndërsa i bën thirrje medias mos e përdorë politikisht ngjarjen tragjike.

REAGIMI I PLOTË I OSHEE:

Klajdi Muça kishte një kontratë me OSHEE-në, dhe nuk kishte asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja!!

Së pari gjejmë rastin t’i shprehim ngushëllime familjes së shtetasit Klajdi Muça për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik dhe për të hedhur poshtë spekulimet fillimisht mediatike e më pas edhe politike, sqarojmë se abonenti Klajdi Muça kishte një kontratë me OSHEE-në, dhe nuk kishte asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja!! (kjo duket qartë nga sistemi i pagesave, bashkëlidhur njoftimit)

Muça ishte një ndër 450 mijë abonentët që kanë lidhur aktmarrëveshje (AKM) me OSHEE për pagesën e detyrimeve të prapambetura me këste.

Ai ka lidhur AKM me OSHEE më 22 dhjetor 2016, pasi ishte debitor. Ka shlyer një këst, bashkë me faturën e muajit përkatës me vlerë 340 lekë, dhe sipas grafikut, kishte ende kohë të paguante këstin e radhës, prej 2800 lek në zbatim të marrëveshjes lehtësuese.

Abonentit nuk i është prerë energjia elektrike dhe në asnjë rast nuk ka qenë nën presionin e OSHEE-së.

Muça është pritur nga specialistët teknik përkatës, dhe në asnjë rast nuk ka patur debate.

Vlera e cituar në gazetë (80 mijë lekë të reja), nuk është aspak e vërtetë, por bëhet fjalë për konsumin e muajit janar, e cila nuk ka dalë ende si faturë, pasi paguhet në shkurt, dhe vlera e saj është 9 mijë lekë të reja. Edhe në këtë rast, abonenti kishte kohë në dispozicion për ta paguar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button