Kronika

Mbrohet Kostandin Xhuvani: Kërkoj gjykim të drejtë, të merren parasysh rrethanat e vrasjes

Kostandin Xhuvani, i akuzuari për vrasjen e katër personave në lokalin “Ante Grand” në Tiranë në 4 nëntor të vitit të kaluar, ka kërkuar sot në Gjykatë një “gjykim të drejtë, ku të merren parasysh rrethanat në të cilën e kam kryer krimin.”

Konstandin-Xhuvani-ne-gjykate-6Foto-Flor-Abaza1-386x350Sot në Gjykatë u paraqitej mbrojtja e Xhuvanit nga avokatja Vjollca Pustina. Pritet që nesër në orën 10:00, Gjykata e Rrethit Tiranë të marrë vendimin për të akuzuarin e vrasjes së Edison Jahos, Enea Xhajit, Arbër Demirajt dhe shtetasit italian Gianpaolo Azzola.

NGJARJA ME 4 NENTOR, SIPAS PROKURORISE

Më datë 04 nëntor 2014 rreth orës 4.20 është njoftuar Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, se në vendin e quajtur “Rruga e Elbasanit” në lokal “Ante Grand” ka ndodhur një konflikt i armatosur. Pas këtij momenti autopatrulla e Komisariatit të Policisë Nr.1, e cila ka qenë aty pranë, ka shkuar në afërsi të lokalit ku në rrugën kryesore ka konstatuar një automjet “Mercedes ML” me targa TR0250N në të cilin po hipnin disa persona. Nga ana e autopatrullës është bërë bllokimi i mjetit tip “Benz ML” dhe në këtë moment një person i veshur me kostum tuta gri ka dalë nga automjeti dhe është larguar me vrap duke mbajtur një pistoletë në dorë.

Ky person është ndjekur nga punonjësi i policisë, i cili pas rreth 50 metrash e ka neutralizuar personin e veshur me tuta gri. Pas shoqërimit në polici dhe verifikimit të identitetit ka rezultuar se ky person është Kostandin Xhuvani i datëlindjes 1989.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se: Vendi i ngjarjes është bar “Ante Grand” në “Rrugën e Elbasanit” përballë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Vendi i ngjarjes është konkretisht lokali i sipërcituar, i cili është një bodrum i përshtatur si lokal nate. Për të hyrë në lokal janë shkallët zbritëse. Në ambientin e brendshëm përballë shkallëve janë gjetur të shtrirë me shpinë ngjitur njëra-tjetrës kufomat e dy shtetasve dhe konkretisht të Edison Jahos dhe Enea Xhaj. Pranë kufomave është gjetur një armë zjarri pistoletë model 54 me numër xxxxx me një fishek në fole dhe gjashtë fishekë me krehër të kalibrit 7.62 mm. Gjithashtu në ambientin e brendshëm të lokalit janë gjetur të shpërndara në formë të çrregullt gjashtë gëzhoja dhe predha të dëmtuara. Nga këqyrja e këtij ambienti janë gjetur e fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gota qelqi, shishe birre, paketa cigaresh, bishta cigaresh, të cilat mendohet se janë konsumuar nga personat e dyshuar dhe viktimat. Në ambientet e jashtme të këtij lokali dhe konkretisht në anën veriore të “Rrugës së Elbasanit” përballë hyrjes së lokalit është gjetur një automjet me targa TR0250N me dyer të hapura ku në ndenjësen e pasme është gjetur i pajetë trupi i Arbër Demirajt. Po kështu, në distancë 52 metra nga hyrja e lokalit në oborrin e Fakultetit Ekonomik, është gjetur e hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë model 54 me numra të fshirë në mënyrë mekanike me krehër të vendosur dhe pa fishekë. Vendi ku është gjetur pistoleta korrespondon me vendin ku është bërë neutralizimi i Kostandin Xhuvanit.

Nga aktet hetimore ka rezultuar se Kostandin Xhuvani, Arbër Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj kanë shkuar në lokal ku janë ulur në tavolinën e fundit të tij, e cila rezulton të ishte pranë një kolltuku në të cilin ishin ulur Edison Jaho e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani, Arbër Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj dhe Edison Jahos e Enea Xhaj ka patur një konflikt. Gjatë këtij konfliktit, Kostandin Xhuvani e Arbër Demiraj kanë patur edhe armë zjarri me vete. Pas ndërhyrjes së shtetasit A.B, roje sigurie në lokal shtetasit e sipërcituar kanë dalë nga lokali dhe janë futur menjëherë në lokal me pistoleta në duar. Nga dëshmitë e shtetasve ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arber Demiraj i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij dhe më pas në spital edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button