Ekonomia

Zbardhet udhëzimi: Si mbrohen qytetarët që kanë blerë apartamente

Nga dje ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrit të Drejtësisë i cili mbron të gjithë blerësit e apartamenteve nga shitjet fiktive.

Përmes një udhëzimi të veçantë, Ministri u ka kërkuar të gjithë përmbaruesve gjyqësorë privatë dhe publikë që kur në përfundim të procedurave përmbarimore, karabinaja kalon në pronësi të një kreditori dhe në regjistrin e veçantë nuk është regjistruar asnjë akt tjetër noterial, ose kontratë sipërmarrjeje/porosie/premtim shitjeje, regjistruesi lëshon dokumente të përkohshme në favor të kryerjes së transaksioneve nga ana e kreditorit, i cili ka të drejtë të disponojë dhe të tjetërsojë me të tretët këtë pasuri, vetëm për ato njësi ndërtimore që janë të lira dhe nuk kanë akte noteriale të regjistruara më parë mbi to.

Në rastet kur në regjistrin e veçantë ku është i regjistruar objekti si karabina, janë të regjistruara kontrata apo çdo akt tjetër noterial për njësitë ndërtimore të individualizuara, pjesë të strukturës së karabinasë, përmbaruesi nuk mund të vendosë sekuestro mbi këto njësi ndërtimore të individualizuara, objekt i këtyre kontratave.

Në udhëzimin e firmosur nga Manjani thuhet se në ato raste kur disponohet një kontratë apo çdo

akt tjetër noterial, i paregjistruar në regjistrin e veçantë në zyrat e regjistrimit të pasurive të

paluajtshme, por vërtetohet se porositësi/blerësi ka kryer pagesa në zbatim të kontratës së sipërmarrjes/porosisë/premtim shitjes apo çdo akti tjetër noterial, përmbaruesi gjyqësor përveçse nuk mund të vendosë sekuestro mbi këto objekte do të duhet të marrë masa të menjëhershme për përjashtimin apo heqjen e sekuestros nga këto njësi.

Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit dhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, do të orientojnë përmbaruesit gjyqësorë të marrin masat e nevojshme për zbatimin e këtij udhëzimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button