Kronika

Pr/buxheti 2017-Prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes

Projektbuxheti i shtetit për vitin 2017 për Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë në fokus rritjen e operacionalitetit të Forcave të Armatosura, në përmbushje të angazhimeve në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Sipas relacionit shoqërues të pr/ligjit të buxhetit, prioritetet kryesore ne fushën e mbrojtjes do te jenë: vijimësia e pjesëmarrjes në operacionet e NATO-s duke rritur nivelin e angazhimit të FA-së, në operacionet e Aleancës në Afganistan dhe Kosovë apo në operacionet e BE-së në Bosnjë-Hercegovinë dhe Malin e Zi, si dhe pjesëmarrja në misionet e iniciativat e reja që NATO mund të ndërmarrë, në Irak/Detin Egje, etj.

Në kuadër të modernizimit të kapaciteteve dhe infrastrukturës në ushtrinë shqiptare, synohet rritja e dinjitetit dhe e mbështetjes për ushtarakët, përmes pajisjes me armatim të ri të ndërveprueshëm me aleatët në NATO; permes investimeve në infrastrukturë, për përmirësimin e mjediseve të punës dhe atyre ushtarake; modernizimi i pajisjeve dhe sistemeve kompjuterike. zhvillimi dhe mbajtja në gatishmëri e kapaciteteve të Forcave të Armatosura në operacionet e mbrojtjes kombëtare dhe kolektive, operacionet në përgjigje të krizave, si dhe kapaciteteve në përballimin e Emergjencave Civile.
Nje tjetër prioritet i buxhetit të vitit të ardhshëm në fushen e mbrojtjes eshtë dhe ngritja dhe akreditimi i Qendrës së Ekselencës për adresimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj terroristë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button