Ekonomia

Mark Crawford: Një investor duhet të ketë mbrojtje, kudo ka probleme

Emisioni “Ekopolitikë” i gazetares Aurora Sulçe trajtoi mbrëmjen e të martës largimin e investitorëve të huaj në Shqipëri. Për Ministren e Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekononomi, është e pashpjegueshme që binzesi të jetë në stres në një kohë që të dhënat flasin për të kundërtën.

Ekonomi: Ndërhyrja e FMN ishte që struktura me të cilën bashkëpunon me biznesin Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të kalojë në një fazë të re dhe të mendohet për dy gjëra: Të bashkëpunohet kohë më parë me biznesin, të bëhen me dije për kontrollet dhe e dyta të punohet me riskun. Pse është biznesi në stres në një kohë që po performon më mirë ekonomikisht dhe numri i bizneseve të reja të regjistruara në vend është rritur. Ka një qasje që duhet të jetë me dy pjesë, të dhënat që janë kokëfortë dhe të dhënat cilësore që lidhen me emocionet që ka biznesi kur ne marrim një reformë të këtij lloji.Po hyjmë në një fazë ku biznesi kërkohet të bëhet partner me rregulla, nuk mund të punohet më pa rregulla.

Sipas Ministres, aktualisht janë katër investime strategjike në shqyrtim në vlerë miliona euro.

Ekonomi: AIDA po merr përsipër të bëjë dritaren unike. Çdo investitor kalon përmes saj, propozon, punojnë Ministritë dhe pastaj shkon tek Këshilli Kombëtar i Investimeve Strategjike. Janë katër investime strategjike në proçes, një në bujqësi, dy në turizëm dhe i fundit mes turizmit dhe ndërtimit, investime në miliona euro.

Për kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, ka biznese që janë larguar me humbje dhe fitim. Ai dha një përgjigje dhe për dy kompanitë amerikane që kishin studiuar tregun shqiptar për një investim 250 mln dollarë dhe ishin larguar.

Mark Crawford: Dy kompanitë vetëm kanë shikuar tregun. Ka shumë pak që po falimentojnë, është e vështirë për të falimentuar sipas burokracive këtu. Kështu që bizneset po shesin, disa po shesin me fitim, disa jo. Kemi pasur raste të anëtarëve të Dhomës Amerikane që kanë ikur me fitim dhe pa fitim. Ata që janë me fitim i kanë shitur me dëshirë, por brenda 2015 ka pas disa që kanë shitur me humbje. Por të mos qahemi për qumështin e derdhur në tokë, ka kaluar. Të fokusohemi tek ata që mund të vinë, ose ata që kanë ardhur dhe kanë studiuar tregun dhe kanë ikur.Jemi pas vendeve të rajonit, me taksat nuk jemi në konkurencë. Por ka dhe aspekte të tjera.

Ai foli dhe për  rëndësinë që ka reforma në drejtësi për thithjen e investime të huaja.

Mark Crawford: Një investor duhet të ketë mbrojtje, kudo ka probleme. Probleme brenda kompanisë, me konkurencën, me ligjin. Ku ti drejtojë problemet e tij? Tek gjykata. Kemi pas dhe disa kompani që kanë probleme me gjykatat, një ka marrë përsipër Ambasada amerikane. Kemi pas dhe kompani që janë në pritje, siç është një kanadeze prej një viti e ca, janë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë. Janë pro Qeverisë, por janë në pritje për të investuar. Unë kam disa investitorë që janë tani në Shqipëri dhe janë duke menduar për të investuar këtu, do investojnë dhe në Bullgari. Po luftoj që sa pjesë do ngelen këtu. Ata nuk kishin probleme me gjykatën, nuk kishin menduar fare për të, është element bazë kur të investohet diku. Por kur e mendojnë këtë problem, është e frikshme për investitorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button