Kronika

Protesta e PD, vezë e domate ndaj policisë, Paloka: S’ndalemi më para regjimit të ri

Ashtu siç ishte parlajmëruar, qindra mbështetës të Partisë Demokratike i janë përgjigjur thirrjes së partisë së tyre për të protestuar para parlamentit kundër qeverisë.

Të pajisur me pankarta ku shkruhen thirrje kunder kryeministrit Rama, ku bien në sy ato që i kujtojnë kreut te qeverisë deklaratat e tij ndaj Veriut dhe veriorëve, mbështetësit e PD kanë nisur të grumbullohen pa shkuar ora 10:00 kur ishte vendosur të niste protesta.

Para se të nisin fjalimet e eksponentëve kryesorë të PD-së, protestuesit hodhën vezë, domate, presh, patate dhe tymuese në drejtim të oborrit të parlamentit para të cilit ndodhet një kordon policor.

Drejtuesit e PD-së bëjnë thirrje për mosbindje civile dhe protesta deri në largimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas asaj që kishin njoftuar edhe më parë, deputetët e Partisë Demokratike ishin ndarë në dy grupe, një pjesë që mbante fjalime në Parlament dhe një tjetër që fliste para protestuesve në godinën jashtë Kuvendit.

Sipas tyre, protesta është zhvilluar për shkak të korrupsionit, tenderëve të paligjshëm, gjendjes ekonomike, gjobave ndaj bizneseve, duke kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie.

kuvend

Paloka: Nuk largohemi pa larguar regjimin e Edi Ramës

Protestës iu bashkua edhe kryedemokrat Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka si dhe Arben Ristani. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se qeveria po grabit popullin e saj.

“25 vite më parë, jo shumë larg nga këtu, studentë dhe qytetarët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën bashkë dhe i dolën përballë regjimit më të egër. 25 vjet më parë ne u përballëm me ta dhe i zhdukëm, i hoqëm plehrat që i kishin marrë frymën qytetarëve shqiptarë. Sot, pas 25 vitesh jemi prapë në këtë gjendje dhe nuk pranojmë dot, që një regjim po aq i dhunshëm të dominojë. Qeveria qe grabit gjithë ditën popullin e saj”, deklaroi Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button