Sporti

Champions League, vazot, shorti dhe rregullat e fazës së 1/8

Pas plotësimit të kuadrit të 1/8 në Champions League, është momenti të kuptohen vazot, data dhe rregullat e shortit, si edhe përballjet e mundshme të fazës me eliminim direkt.

16 skuadrat e kualifikuara presin datën 18 dhjetor të mësojnë kundërshtarët që do të kenë në rrugën e tyre. Këtë të hënë, duke nisur prej orës 12 të mesditës në Nion do të hidhet shorti, ku fitueset e grupeve do të përballen me ekipet e pozicionuara në vendin e dytë.

Ai që bie në sy është dominimi i Spanjës. Të katërta ekipet iberike, Barcelona, Reali, Atletico dhe Sociedad janë në vazon e parë. Aty janë edhe dy anglezet, Manchester City dhe Arsenal, si edhe Bayern e Borussia Dortmund nga Gjermania.

Në vazon e dytë, padyshim ekipet më të forta janë Inter, Napoli e Lazio nga Serie A italiane. Vazo plotësohet nga Porto, Leipzig, FC Copenhagen dhe PSV Eind’hoven.

Sipas rregullores, skuadrat që kanë luajtur në grupe apo janë nga i njëjti vend nuk mund të përballen në këtë fazë. Ndeshjet e 1/8 do të luhen me sistemin vajtje-ardhje nga mesi i shkurtit deri në mesin e muajit mars.

Kokat e serisë kanë avantazhin që ndeshjet e para i luajnë në trasfertë dhe takimet e kthimit në shtëpi. Finalja e këtij edicioni të Champions do të zhvillohet më 1 qershor në “Wembley”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button