Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti, thuhet se shkak është tradhtia me një ish-deputet
Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë.
Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleksi nuk u duk gjëkundi. Nga një kërkim i thjeshtë në profilin e saj në Instagram, shihet fotoja e fundit me bashkëshortin i përket tetorit të kaluar.
Kaq u desh dhe mediat nisën të flasin për ndarjen e aktores dhe madje thuhet se shkak është bërë tradhtia, një lidhje e Dembacaj me një ish-deputet. Akrotja është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.
Gazeta Shqiptare kontaktoi me aktoren, e cila nuk mohoi lajmin, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë. Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes tyre.