Kronika

Aksident në Mullet, vdes shoferi, plagoset pasagjeri

Një shtetas humbi jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një bordurë. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në zonën e Mulletit.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti me targa AA 217 AT me drejtues shtetasin A.T, është përplasur me një bordurë, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë menjëherë.

Ndërsa pasagjeri i cili udhëtonte në këtë automjet ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button