Ekonomia

Primet e sigurimi të detyrueshëm motorrik rriten me 35.4 %

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – shkurt të vitit 2015 arritën mbi 1,162 milionë lekë, ose 35.48 % më shumë se në periudhën janar – shkurt 2014.

sigurime1Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – shkurt 2015, pati një rritje prej 38.46 % të volumit të primeve të shkruara bruto.

Kjo u shoqërua me rritje prej vetëm 5.93 % të numrit të kontratave, krahasuar me periudhën janar – shkurt 2014. Rritja e të ardhurave me 36% në një kohë kur numri i kontratave të nënshkruara është rritur me vetëm 5.93 %, tregon s ekompanitë kanë arkëtar më shumë të ardhura për nga numri i policave të shitura. Kjo për shkak se në fillim të vitit 2015 nisi të zbatoehj një politë e r etaksash për këtë sektor duke e përjashtuar nga TVSH-ja. Ndërsa ndërmarrja e kësaj politike nga ana e qeverisë pritej të shoqërohej me uljen e nivelit të policave të sigurimit, çmimet në treg kanë mbetur të njëjta me ato të dhjetorit tëvitit 2014.
shitura.

makina-siguracion-306x2302Kjo ka bërë që në buxhetin e kompanive të shkojnë më shumë të ardhura. Duke qënë se TVSH-ja është tatim indirekt, që paguhet nga konsumatori, përjashtimi i këtij produkti nga kjo taksë duhet t’i zbritet çmimit të produktit.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar – shkurt të këtij viti pati një ulje prej 14.05 % të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 19.73 % krahasuar me periudhën janar – shkurt 2014.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar – shkurt 2015, pati një rritje me 35.96% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – shkurt 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 21.33%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button