ParlamentarePolitika

Meta: Forcim parametrave ligjorë për mbrojtjen e privacisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të mërkurën se, “Shqipëria po bën përpjekje të gjithanshme për garantimin e të drejtave thelbësore të individit”, ndërsa inkurajoi forcimin e parametrave ligjorë për mbrojtjen e privacisë.

Këtë deklaratë, Kryetari i Kuvendit e bëri gjatë takimit të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Evropës Qendrore e Lindore, që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.

“Sot jemi mbledhur nga shumë vende për të diskutuar për të drejtat themeltare, në një vend që më parë ishte më i izoluari në botë. Shqipëria po bën përpjekje të gjithanshme për garantimin e të drejtave thelbësore të individit. Vlerësoj progresin substancial të punës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale”, tha Meta.

Ai theksoi se “Kuvendi ka shqyrtuar raportin e Komisionerit dhe ka vlerësuar zhvillimin e tij institucional”. Mbrojtja e të dhënave, sipas Metës, është pjesë e reformës në drejtësi.

“I kemi shtuar përgjegjësitë Komisionerit për garantimin e të drejtës së informimit dhe të drejtës së privacisë. Shqipëria duhet të demostrojë të njëjtat standarde si BE”, tha më tej Kreu i Kuvendit.

Sipas tij, teknologjitë e reja sjellin risqe të reja dhe cënojnë të drejtat kushtetuese të qytetarëve në gjithë kontinentin. Meta përshëndeti gjithashtu edhe pjesëmarrjen e Kosovës në këtë aktivitet rajonal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button