Ekonomia

Rriten 70% çregjistrimet në 9 muajt e parë të vitit në gjithë vendin

Gjatë 9 muajve të këtij viti janë gjithsej rreth 4700 biznese që janë çregjistruar në të gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i tyre është rritur me 70%.

Pjesa më e madhe e bizneseve që kanë arritur të çregjistrohen janë në Tiranë, me rreth 2000 të tilla.

Rrethi i dytë me më shumë biznese të çregjistruara është Korça, me 466 të tilla dhe pothuajse katërfishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. I treti është Fieri, i ndjekur nga Elbasani e Vlora, që kanë parë të gjithë dyfishimeve të çregjistrimeve.

Regjistrimet e reja, kryeson Tirana

Në total, bizneset e reja të regjistruara për 9-mujorin ishin 18 mijë, me një rënie të ndjeshme prej 42% në raport me janar-shtator 2015. Por, kjo lidhet me fluksin e lartë të regjistrimeve të reja në gusht shtator 2015, në prag të fillimit të aksionit antiinformalitet. Në kryeqytet është hapur numri më i madh i bizneseve të reja, me 44% të totalit, apo rreth 8000 të tilla.

Qyteti i dytë, me më shumë biznese të reja të regjistruara, është Durrësi, me rreth 2200 të tilla.

QKB: Çregjistrimi tani bëhet për 30 ditë

Sipas të dhëave nga QKB, me ndryshimet e fundit ligjore të Ligjit Nr.9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Procedurat Tatimore në Republiken e Shqipërise”, i ndryshuar, është bërë e mundur lehtësimi i procedurave dhe shkurtimi i afatit të çregjistrimit për personat fizikë dhe për subjektet e tjera, në rastet kur ligji nuk parashikon procedura likuidimi në lidhje me to. Tashmë, çregjistrimi për personat fizikë bëhet pas 30 ditësh, nga data e aplikimit në Qendrësn Kombëtare të Biznesit.

Gjithashtu, me ndryshimet e fundit ligjore të Ligjit Nr.9901, datë 14.4.2008 , “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Procedurat Tatimore në Republiken e Shqipërise”, i ndryshuar,është bërë e mundur lehtësimi i procedurave dhe shkurtimi i afatit të çregjistrimit për personat juridikë, degët dhe zyrat përfaqësimit të shoqërive të huaja dhe për shoqëritë e thjeshta dhe për subjektet e tjera, për të cilat ligji parashikon procedura likuidimi. Tashmë, në rast të ndjekjes së procedurës së likuidimit, cregjistrimi bëhet brenda 90 ditëve, nga 120 ditë që ishte më parë./MONITOR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button