Sporti ne bote

Asllani, thuajse i sigurt për një vend titullari në mesjavë

Kristjan Asllani ka shumë mundësi që ta nisë titullar sfidën e Interit ndaj Bolonjës, që do të luhet të mërkurën dhe që është e vlefshme për 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë.

Duke qenë se fokusi i skuadrës zikaltër është kampionati, Simone Inzaghi do të kursejë disa nga titullarët. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Frattesi dhe Asllani do ta nisin titullarë, për t’i dhënë pushim dyshes Mkhitaryan-Calhanoglu. Bëhet fjalë për një menaxhim normal energjish, por edhe për t’i dhënë Asllanit një shans nga fillimi, në një skuadër që nuk do të jetë plotësisht e revolucionarizuar, siç ndodhi në “Da Luz” kundër Benfica.

Pa një rotacion masiv, Asllani do të ketë mundësinë të shfaqë më tepër vlerat e tij. Barella do të jetë në fushë, ndërkohë që pak më i komplikuar është diskutimi i krahëve. I mundshëm një pushim për Dimarco, me Carlos Augusto në vend të tij, por nuk përjashtohet edhe që të pushojë Darmian, me brazilianin në të djathtë.

Në portë vjen radha e Auderos. Në mbrojtje, me shumë mundësi do të luajnë sërish Bisseck, Acerbi dhe Bastoni, me këtë të fundit që pushoi përballë Real Sociedad.

Në sulm, duke qenë se Lautaro pushoi në pjesën e parë në sfidën e Champions kundër Real Sociedad, gjithçka të bën të mendosh se në Kupën e Italisë argjentinasi do ta nisë nga minuta e parë dhe që do të ketë përkrah Arnautovic.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button