Kronika

“Shkozeti 2015”, pranga 34-vjeçarit që u kap me eksploziv dhe municione

Policia e Durrësit njoftoi këtë të martë se, ka finalizuar operacionin e koduar “Shkozeti 2015”, në përfundim të të cilit u arrestua një 34-vjeçar dhe u sekuestrua një sasi municioni, dinamiti dhe fishekësh.

Fatmir Nezha, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë, në bazë të informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative. Pas arrestimit, efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

“Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një çantë me municione, një kallëp dinamiti, dy detonatorë ndezës, një fitil ndezës, një granatë ofensive me kapsollë ndezëse, 94 fishekë model “56” dhe 25 fishekë pistolete”, bëri të ditur Policia e Durrësit.

Ndërkohë, materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button