Rajoni

Referendumi për refugjatët në Hungari del i pavlefshëm – pjesëmarrje e ulët e votuesve

Kryeministri Viktor Orban ka dështuar të bindë një shumicë të qytetarëve hungarezë që të votojnë në një referendum për t’ia mbyllur derën refugjatëve, gjë që e ka bërë të pavlefshëm rezultatin e referendumit dhe i ka dhënë goditje fushatës së tij për një kundër-revolucion kulturor brenda Bashkimit Evropian.

Më shumë se 95 për qind e pjesëmarrësve në referendumin e së dielës kanë mbështetur referendumin e propozuar  nga Orbanin dhe kanë votuar kundër pranimit të refugjatëve në Hungari, duke i mundësuar atij të shpallë një fitore “të jashtëzakonshme”. Por, më shumë se gjysma e elektoratit kanë qëndruar në shtëpi, duke e bërë procesin të pavlefshëm kushtetutshmërisht, raporton The Guardian.

Por, Orban është munduar ta minimizojë dështimin nga pjesëmarrja e vogël në referendum, duke argumentuar se përderisa “një referendum i vlefshëm është gjithmonë më i mirë sesa një referendum i pavlefshëm”, përqindja jashtëzakonisht e lartë e votuesve të opsionit ‘Jo’ i jep atij mbështetje që të shkojë në Bruksel javën e ardhshme “për të siguruar që ne s’do të detyrohemi të pranojmë në Hungari njerëz me të cilët nuk duam të jetojmë”, transmeton Gazeta Express.

Ai po ashtu ka argumentuar se referendumi në Hungari do të nxisë një valë të votimeve të ngjashme nëpër Bashkimin Evropian. “Ne jemi krenarë që jemi të parët”, është shprehur Orban.

Rezultati, megjithatë, i jep një mundësi frymëmarrjeje kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe zyrtarëve të BE’së në Bruksel, politikat progresive dhe liberale të të cilëve për refugjatët janë sulmuar vazhdimisht nga Orban në muajt e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button