Kronika

Denar Biba zgjidhet kryetar i ri i KQZ-së; 73 vota pro, 9 kundër dhe 7 abstenim

Denar Biba do të jetë kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) për katër vitet e ardhshme. Kandidatura e tij u miratua nga Kuvendi të enjten në mbrëmje me 73 vota pro, 9 kundër dhe 7 abstenim, ndërsa konkurenti tjetër Koli Bele mori 22 vota pro, 43 kundër, 21 abstenime. Biba, që aktualisht mban postin e nënkryetarit të KQZ-së, pasoi në këtë detyrë Lefterije Luzin, kandidatura e së cilës u skualifikua dje nga opozita.

I përzgjedhur, mes 6 aplikantëve që konkuruan për këtë post në Kuvend, pas votimit të fshehtë ai u zgjodh në këtë detyrë vetëm me votat e mazhorancës.
Z. Biba është diplomuar jurist në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Ai ka një eksperiencë të pasur profesionale duke kontribuar ne disa institucione, si nënkryetar i KQZ-së; si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë; stazhier në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg; Këshilltar juridik i trupës së gjyqtarëve pranë Gjykatës Kushtetuese, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button