Ekonomia

Sejko: U rrit kreditimi në monedhën vendase

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko vijoi të hënën raportimin mbi veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë në vitin që lamë pas, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Gjatë seancës dëgjimore kreu i BSH-së theksoi se, gjatë vitit të kaluar pati rritje të kreditimit në lek, në raport me atë në monedhën e huaj, ndërsa vuri në dukje se Banka po ndjek një politikë monetare lehtësuese.

Kredia në lek arriti në 40%, duke ndihmuar apo ruajtur klientët nga efektet e kursit të këmbimit. Duke folur për vjedhjen në thesarin e Bankës së Shqipërisë, vitin që shkoi, Guvernatori Sejko tha se ngjarja ndodhi si pasojë e uljes së vigjilencës dhe neglizhencës së strukturave përgjegjëse.

“Janë marrë disa masa në rritjen e sigurisë në sektorë si thesari, sistemi informatik dhe siguria fizike si dhe në procedurat e kontrollit”, u shpreh Sejko. Sipas tij, paketa e masave ka stimuluar kreditimin. “Ristrukturimi i kredive pastron edhe bilancet e bankave. Politikat monetare janë në drejtimin e duhur, por ndryshimi i normave të interesit nuk ka efekt të menjëhershëm”, nënvizoi Sejko.

Lidhur me hotel “Dajtin”, Guvernatori i BSH-së vuri në dukje se po pritet vendimi i KKRT për të nisur rikonstruksionin e Hotel Dajtit”. Sipas Sejkos, “BSH është duke paguar 2.6 milionë lekë në muaj qira për 5 departamente”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button