Ekonomia

Sigurimi vullnetar, primet rriten me 3.5 %

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – prill të këtij viti arritën mbi 1,720 milionë lekë, ose 3.48% më shumë se në periudhën janar – prill 2014. Sipas raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, AMF, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 13.14% krahasuar me periudhën janar – prill 2014.

Sigurimet vullnetare të jo-jetës gjatë periudhës janar – prill 2015, vëren AMF, patën rritje me 7.57% kundrejt periudhës janar – prill 2014.

Sipas AMF-së, në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar – prill 2015 siguruan mbi 831 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 66.86%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 24.75% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – prill 2015, vihet re një ulje prej 12.65% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 11.35% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – prill 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – prill 2015, arritën në rreth 364 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 44.55% në krahasim me periudhën janar – prill 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – prill 2015, arritën mbi 300 milionë lekë, ose 12.25% më pak se në periudhën janar – prill të vitit të kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button