Kronika

Tahiri flet për uniformat e policisë: Respektojmë standardet

Ministri i Brendshëm ka komentuar ndërprerjen e kontratës për uniformat nga policia e shtetit.

Sipas Tahirit kjo është shenjë e vullnetit të Ministrisë dhe policisë për të respektuar standardet, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në të kaluarën sipas tij.

Tahiri: Kam përshtypjen që me informacionin e mediave që kam marrë, duhet të rezervohem të flas. Jam informuar nga Policia që është kallëzim i Policisë së Shtetit, kjo është shenjë e vullnetit tonë për zbatuar standardet. Në të kaluarën një tender uniformash do të kalonte pa u ndier edhe me pikëpyetje të forta korruptive siç ka ndodhur. Sot ne nuk pajtohemi me këtë realitet.Policia e Shtetit porositi disa uniforma që erdhën jashtë standarteve, policia ndërpreu kontratën, nuk pranoi të merrte në dorëzim uniformat, bëri kallëzim në Prokurori. Shembull më të mirë të përkushtimit për të respektuar ligjin dhe për ti shërbyer punonjësve të policisë që të kenë uniforma të denja unë nuk di të ketë.

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën se ka ndërprerë kontratën me kompaninë “Marsi&Al”, e cila duhet të prodhonte uniformat e reja të punonjësve të policisë, për shkak të cilësisë së dobët të mallit dhe ka dërguar për ndjekje penale në Prokurori përfaqësuesit e saj zyrtarë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia sqaroi se përveç procedimit në Prokurori, ndaj kompanisë kontraktore janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për bllokimin e garancise financiare te kontrates në favor të Policisë së Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button