Ekonomia

Haxhinasto: Kompanitë austriake kanë mundësi pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA-së

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti në një takim ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri z.Johann Sattler.

Ai e falënderoi ambasadorin për asistencën e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së vendit, dhe u ndal veçanërisht në frytet e asistencës teknike në sektorin jetik të ujësjellës kanalizimeve. Më tej Ministri dhe Ambasadori, diskutuan mbi mundësitë e gjera për zhvillim e këtyre marrëdhenieneve. Ai vlerësoi si mundësi konkrete bashkëpunimin në sektorin e transportit hekurudhor, i cili paraqet nevoja të mëdha për investime.

Ministri Haxhinasto, vlerëroi eksperiencën austriake në këtë sektor, dhe shprehu gadishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit edhe në projekte konkrete të infrastrukturës.
Haxhinasto, paraqiti gjithashtu si një sektor të rëndësishëm bashkëpunimi transportin ajror, në të cilin kompanitë austriake, janë prezent me shërbimet e tyre por që mund edhe të angazhohen në investime të infrastruktuës aeroportuale. Veçanërisht pas heqjes së ekskluzivitetit të operatorëve të Aeroportit të Rinasit.

Duke folur për procesin e Berlinit, Haxhinasto shprehu besimin që mbas samitit të Vjenës, për rrjetin bazë të rajonit, Samiti i Parisit në 4 Korrik, do të sjellë rezultate konkrete në drejtim të financimit të projekteve të konektivitetit dhe infrastrukturës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button