Kronika

Certifikohen ushtarët e rinj të FA

Në mjediset e Shkollës së Trupës në Bunavi u zhvillua ceremonia e betimit të rekrutëve që sapo përfunduan Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, si dhe u certifikuan ushtarët që përfunduan Kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar, ndërsa ishte e pranishme edhe ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli.

Ministrja Kodheli u shpreh e kënaqur edhe për përzgjedhjen gjinore, ku 5 vajza dhe 182 djem përfunduan me sukses Stërvitjen Individuale Bazë dhe 6 vajza dhe 128 djem në Stërvitjen Individuale të Avancuar. Ajo gjithashtu përmendi edhe kandidatët për nënoficerë të sapocertifikuar.

“Po ashtu shumëllojshmëria dhe cilësia e grupit rritet edhe nga prezenca e 7 kadetëve, prej të cilëve 5 vajza, që sot certifikohen si kandidatë për oficerë”, tha ajo.

Në fund të fjalës së saj znj. Kodheli përmendi edhe një herë punën dhe përkushtimin e kuadrove dhe gjithë efektivit jo vetëm për stërvitjen, por edhe për përmirësimin e kushteve të punës.

Shkolla e Bunavisë që prej krijimit të saj në vitin 2003, ka trajnuar me programin e stërvitjes Bazë dhe të Avancuar, por edhe ka testuar dhe certifikuar, mbi 20 mijë ushtarë aktivë, kadetë, nënoficerë dhe oficerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button