Kronika

Dita e Jetimëve, Meta: Më shumë angazhim për këtë shtresë të shoqërisë

Në Ditën e Jetimëve, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se kjo shtresë e shoqërisë ka probleme në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor. Ai u bëri thirrje organeve të qeverisjes vendore që të bëjnë më shumë për strehimin e tyre.

“Solidariteti njerëzor me fëmijët jetimë janë shtylla të rëndësishme të emancipimit dhe humanizmit të një shoqërie bashkëkohore. Shembujt e mirë duhet të shtohen dhe të promovohen. Politikat e qytetit nuk duhet të vijnë si bamirësi, por si një politikë e vazhdueshme, si një zbatim i të drejtave ligjore dhe të njeriut. Situata aktuale dëshmon se jetimët kanë probleme. Ka sfida në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.

Organet e qeverisë vendore duhet të angazhohen edhe më shumë për strehimin e jetimëve. Më shumë punë për jetimët do të thotë një shoqëri më e mirë dhe e drejtë. Jetimët ndërpresin studimet për të garantuar mbijetesën. Por, arsimimi i plotë jep më shumë mundësi për të ardhura më të mira”, deklaroi Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button