Europa
Të martën formohet qeveria e re franceze
Kryeministri francez, Manuel Valls, e ka dorëzuar sot dorëheqjen e qeverisë së tij të zyra e presidentit francez, Francoise Hollande, thuhet në një komunikatë, raporton Reuters.
Komunikata thotë se qeveria e re do të formohet të martën në linjë me “direktivat që ai (presidenti) i ka definuar për vendin tonë”.
Kjo lëvizje është bërë një ditë pasi ministri majtist i ekonomisë, Arnaud Montebourg, ka bërë thirrje për politika të reja ekonomike ndërsa e ka vënë në pikëpyetje atë që e ka quajtur, “obsesionin” gjerman me ashpërsinë buxhetore.