Ekonomia

Turizmi i biçikletave, një perspektivë edhe për vendin tonë

bicikl2Përfundoj në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për ”Menaxhimin e sezonalitetit në turizëm”,ku u referua dhe u diskutua gjatë nga specialistë të ndryshëm  të  fushës  dhe u dhanë përvoja konkrete nga  vendet  Evropiane.

Në fjalën e saj të hapjes së konferencës,Ministria Gjermeni  theksoi se ” turizmi është një urë lidhëse mes vendeve. Sipas saj, ky sektor duhet të zhvillohet gjatë gjithë vitit. “Shqipëria po bën përpjekje intensive për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Ne kemi  potenciale të pafundme, modele këto të cilat shërbejnë për të minimizuar efektet e sezonalitetit, për të rritur numrin e turistëve dhe kohëzgjatjen e tyre në vend. “ Të tjerë referues  u shprehën me konsideratë për rritjen e nivelit të turizmit në shqipëri ku vet sekretari i përgjithshëm  i  Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai, thekso se “Shqipëria ka bërë progres në drejtim të zhvillimit të këtij sektori dhe rritjes së numrit  të turistëve.  Shqipëria është e bekuar, me një pejzash shumë të këndshëm me male, fusha, ujëra të shumta. Po ashtu dhe historia është shumë mbreslënëse” përmendi ai.bicikleta1

Ndërsa Andrej  Zigon, Drejtor,ekspert i veprimtarive sportive të Sllovenisë,foli për turizmin e biçikletave. Ai cilësoj se shqipëria është një vend mjaft i përshtatshëm për turizmin e biçikletave dhe se ky lloj turizmi është fitimprurës,por duhet menduar për një infrastrukturë të përshtatëshme për këtë turizëm sportiv. Ai përmendi vende si Gjermania, Austria dhe Zvicra që e kanë të zhvilluar këtë turizëm duke përshtatur dhe parqe të veçantë për të.

Shkodra u përmend si vendi më i përshtatshëm për ngritjen e parqeve të përshtatëshme për turizmin e biçikletave. Kjo për arsye të terrenit të përshtatshëm dhe të traditës së tyre në përdorimin e Biçikletave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button