Kronika

Shqipëri-Serbi, Tahiri: 2.300 policë dhe agjentë civilë në aksin Tiranë-Elbasan

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka përsëritur edhe një herë masat që ka marrë Policia e Shtetit për parandalimin e çdo akti apo incidenti të mundshëm për sfidën në “Elbasan Arena”.

Tahiri ka thënë se Policia e Shtetit ka angazhuar në aksin Tiranë-Elbasan, para, gjatë dhe pas ndeshjes 2.300 forca policore për garantimin e tifozëve dhe mbarëvajtjen e ndeshjes. Sipas tij do të ketë agjentë civilë në çdo vend ku ka grupime njerëzish për parandalimin e prishjes së rendit publik

Ai u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të tregojnë vlerat qytetare, duke mbështetur kombëtaren në çdo moment.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button