Dështoi në zgjedhje: Liderja e Socialistëve bullgarë, Kornelija Ninova dha dorëheqjen
Nën presionin e opozitës së brendshme partiake liderja e socialistëve të Bullgarisë, Kornelija Ninova dha dorëheqje para Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP). Ajo kërkoi thirrjen e një kongresi të shpejtë, i cili të miratojë ndryshime në Rregulloren e BSP-së dhe procedurën për zgjedhje të drejtpërdrejtë të liderit të ri të partisë. Pa dyshim duhet ndryshim.
Si të garantojmë se nuk do të pësojmë humbje edhe në zgjedhjet e ardhshme në mënyrën në të cilën e humbëm këtë votë, bëri pyetje Anton Kutev.
Pas humbjes në zgjedhjet evropiane Atanas Merxhanov kërkoi përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e tërë udhëheqjes së BSP-së. Kryetari i BSP-së në Plovdin Georgi Gergov gjithashtu nguli këmbë për dorëheqjen e tërë udhëheqjes.