Kronika

Ekzekutimi i Elton Çiçës, dosja shkon në gjykatë me 4 të pandehur

Gjykata ka marrë në dorë dosjen e ekzekutimit të Elton Çiçës, ku Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar edhe 4 të pandehur:

Jani Alia, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, të kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, municionit luftarak, bombave apo minave”

  1. Renato Milloshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale“Moskallezim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

  2. Alban Trimi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerjae veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës parashikuar nga neni 301 i Kodi Penal.

  3. Redian Rraja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerjae veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Elton Çiça, u vra në muajin janar të vitit 2015, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, afër shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e barit ku ai ndodhej me disa të njohur të tij në tavolinë.

Sipas ekspertizës, ai u qëllua me dy plumba në kokë. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e një vrasjeje për hakmarrje e për konflikte të vjetra, pasi edhe viktima kishte precedentë të hapur penalë. Si autor i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim shtetasi Jani Aliaj, për të cilin Prokuroria ka kërkuar edhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Elton Çiça, i njohur si i forti i Tepelenës, u qëllua me dy plumba në një lokal në Tiranë. Vrasja ka ndodhur më 01.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, afër shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e barit ku Elton Çiça ndodhej me disa të njohur të tij në tavolinë. Këqyrja e kufomës tregoi se viktima u qëllua me dy plumba arme zjarri.

Pista kryesore e hetimit ishte ajo e një vrasjeje për hakmarrje e për konflikte të vjetra, pasi edhe viktima kishte precedentë të hapur penalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button