Sporti ne bote

Mbrojtja jep garanci, kriza e sulmuesve shqetëson Juventusin

Juventusi doli me një pikë nga transferta e “Marassit” përballë Genoas dhe vazhdon serinë e rezultateve pa humbje (11 rezultate pozitive radhazi) që zgjat prej thuajse 3 muajsh. Mbrojtja bardhezi vazhdon që të japë garanci, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për repartin e avancuar: sulmuesit kanë arritur të shënojnë vetëm një gol me aksion në 8 ndeshjet e fundit në kampionat.

Skuadra e Allegrit shënoi një gol nga pika e bardhë e penalltisë përballë Genoas. 24 gola ka shënuar Juventusi këtë kampionat dhe vetëm 3 skuadra të tjera të kampionatit italian kanë shënuar më pak. Sulmi është në krizë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e protagonistëve. Chiesa ka shënuar 5 gola këtë kampionat, po ashtu edhe Vlahovic, ndërsa Milik ka gjetur 2 herë rrugën e rrjetës. Të rinjtë e repartit të avancuar nuk kanë arritur që të lënë gjurmë deri në këtë pikë të sezonit.

Me 12 gola të shënuar nga sulmuesit, bardhezinjtë nuk kanë arritur që të ruajnë hapin e rivalëve, që kanë treguar se kanë një sulm më produktiv (nga 20 gola kanë shënuar sulmuesit e Milanit dhe Interit, ndërsa 19 gola ata të Napolit). Goli i fundit i shënuar me aksion nga një sulmues bardhezi është ai i Dusan Vlahovic në ndeshjen Juventus-Inter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button