Ekonomia

Liberalizohet tregu i energjisë për bizneset

Ministria e Energjitikës bëri të ditur se do të liberalizojë tregun e energjisë elektrike deri në fund të vitit të ardhshëm, për mbi 5 mijë biznese të cilët nuk do të furnizohen më nga OSHEE, por do e blejnë energjinë në tregun e lirë në bursa.

Sipas MEI-it, ky proces parashikohet të nisë në muajin korrik për klientët e lidhur me 35 kw, që janë dhe më të mëdhenjtë dhe më të paktë në numër.  Ndërsa në janar 2017 për klientët me 20 kw që përbëjnë pjesën më të madhe të biznesit dhe gjatë pjesës tjetër të vitit do të jenë bizneset me nga 6 deri në 10 kw.

Bizneset do ta blejnë energjinë nga kompanitë privatë të liçencuara nga Enti Rregullator. Ndërsa për shërbimin e shpërndarjes do t’i paguajnë OSHE-së një tarifë prej 1.5 lekë për kilovat orë.

Janë rreth 80 furnizues të liçencuar nga ERE, me të cilët bizneset mund të lidhin një kontratë të re për t’u furnizuar me energji. Klienti paguan çmimin e transmetimit, çmimin e shpërndarjes dhe energjinë që blihet nga burime të brendshme ose të jashtme.

Rrjeti është i gatshëm dhe aksesi i garantuar. Në tregun e energjisë, ka një rënie të çmimit në bursa, çka do të favorizojë biznesin  shqiptar.

Sipas të dhënave të qeverisë, bizneset që do të dalin në tregun e lirë zënë aktualisht 15 për qind të konsumit total.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button