Ekonomia

OKB hap procedurën e përzgjedhjes së konsulencës për forcimin e kapaciteteve të tregut të kapitaleve

Organizata e Kombeve të Bashkuara, seksioni për zhvillimin e biznesit, njoftoi hapjen e procedurës së përzgjedhjes së konsulencës për projektin “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve”, financuar nga SECO.

Projekti “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve” synon të mbështesë AMF në forcimin e kapaciteteve të saj në mbikëqyrjen e tregut të fondeve të investimeve dhe tregjet e obligacioneve të korporatave dhe atyre të qeverisë vendore. Ky projekt do të zbatohet në një periudhë prej 36 muajsh.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni përfitues dhe ekzekutues i projektit, i ngarkuar me përgjegjësinë për zbatimin dhe menaxhimin e tij të përditshëm, ndërsa Banka Botërore mbështet zbatimin e tij. Projekti financohet nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button