Teknologji

iOS 9 synon ta rrisë shpejtësinë e iPhone, iPad dhe iPod Touch!

Versioni i ri i sistemit operativ të Apple, iOS 9 nuk do të sjell shumë ndryshime estetike në iPhone, thonë një raport i ri i publikuar nga 9to5Mac.

ios-9-synon-ta-rris-euml-shpejt-euml-sin-euml-e-iphone-ipad-dhe-ipod-touch_hdNë fakt, sipas këtij publikimi thuhet se Apple do të synojë që në versionin e ri të iOS të sjell përmirësime të rëndësishme që do ti bëjë pajisjet e saj si iPhone, iPad, dhe iPod Touch shumë më të mira sa i përket performancës.

Sipas 9to5Mac, ekipi i inxhinierëve të Apple do të fokusohet që në iOS 9 të ofrojë përmirësimin e gabimeve të versioneve të kaluara, rritjen e performancës së pajisjeve dhe mirëmbajtjen e stabilitetit të tyre.

Prandaj, mos prisni që iOS 9 të duket më i bukur dhe të sjell dizajn të ri, siç ka qenë rasti me iOS 7 apo iOS 8 — sepse iOS 9 ka për qëllim që pajisjet e Apple ti bëjë të punojnë shumë më shpejtë, dhe jo patjetër të duken më bukur si ndërfaqe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button