Kronika

Tiranë, zjarr në laboratorin e kriminalistikës

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një nga ambjentet e laboratorit të kriminalistikës në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në katin e dytë të laboratorit.

Nga mbikëqyrja paraprake dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një masë elektrike, që për rrjedhojë ka shkaktuar dëme në sistemin elektrik të katit të dytë të laboratorit.

Por, për fat të mirë, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe nuk është dëmtuar asnjë pajisje, kanë nënvizuar burimet, duke shtuar se hetime të mëtejshme do të hedhin dritë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button