KosovaKronika

Kodheli: Rruga e vetme për tejkalimin e situatës diskutimi në Kuvendin e Kosovës

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, deklaroi sot në Prishtinë se “e vetmja rrugë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në Kosovë, është diskutimi në Kuvend sepse gjuha e rrugës nuk mund të sjellë zgjidhje”.

Gjaët një konference të përbashkët me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, ministrja Kodheli theksoi se “duhet të ketë një dialog, por nuk mund të ketë dialog të rrugës”.

Ministrja Kodheli tha se “duhet të mësoni nga gabimet tona dhe mos i përsëritni, prandaj ne jemi këtu te ju për t’iu mbështetur”.

“Dy shtetet tona duhet të angazhohen për të mbrojtur qytetarët tonë. Kosova ka një target drejt Bashkimit Evropian, por Kosova ka sfida të mëdha përpara, jeni duke punuar shumë por nuk është e mjaftueshme për të siguruar një rrugëtim që nuk është i thjeshtë, por nuk është i pamundur”, nënvizoi Kodheli.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Demolli lavdëroi ministren Kokdheli, duke thënë se gjatë një paneli në Forumin e Sigurisë në Kanada, të mbajtur ditë më parë ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze jo vetëm mistrinë e mbrojtjes, por gjitha femrat dhe popullin shqiptar në përgjithësi.

“Gjatë takimit diskutuam edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive dhe u konstatua se janë realizuar aktivitete të ndryshme mes këtyre dy ministrive. Ramë dakord të bëhet plani i viti 2016, ku përfshihen aktivitete të cilat nuk janë realizuar në 2015. Gjatë takimit u konstatua që dy shtetet kanë rritur nivelin e gatishmërisë për mbrojtje nga terrorizimi”, theksoi Demolli.
Ai shtoi se pr/ligji që mundëson transformimin e FSK në Forcë Mbrojtëse i ka shkuar Kuvendit në muajin mars, por nuk ka kaluar për shkak të mos përkrahjes nga lista serbe.kodheli

Demolli tha se shpreson që sa të normalizohet gjendja e krijuar në Kuvend, do të votohen ndryshimet kushtetuese që FSK-në e bën ushtri.

Duke folur për situatën politike në vend, Demolli theksoi se nuk ka zgjidhje me dhunë, nuk e përkrahim dhunën nga asnjë person, sepse si zgjidhje të vetme shohim dialogun politik.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë Mimi Kodheli, bashkë me një delegacion të ministrisë u prit me nderime të larta shtetërore në ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministrja Kodheli do të vizitojë Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button