Kronika
Trinditet Durrësi, vritet me armë zjarri biznesmeni në zonën e plazhit
Është gjetur i vrarë me armë zjarri një person në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, në zonën e plazhit, në sektorin “Iliria”, në ora 15.00.
Viktima është gjetur brenda një makine, top “Volkswagen”.
Personi i vrarë mësohet se është 50-vjeçari Shpëtim Shala, pronar i disa dyqanev në këtë zonë. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar ambjentin, ndërsa vrasësi nuk është gjendur akoma, për të cilin policia po kërkon.