Kronika

Prezantimi i agjentëve të BKH-së/ Ambasadorja e SHBA-së takon Krajën dhe Hajnajn  01/07/2021 11:58

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur sot në SPAK, ku ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Arben Kraja dhe drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnajn.
Ditën e sotme janë prezantohen 28 agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur në vendin tonë me mbështetjen e amerikanëve.
28 kandidatët për hetues të BKH përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë, ndërsa sot kanë marrin zyrtarisht edhe detyrën.
Nga 60 që duhet të ishin në ekip, 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të hetimit u trajnuan në Akademinë e Sigurisë sipas modelit të FBI-së amerikane.
Lidhur me kete takim Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shkruan ne facebook se: “Sot u takova me hetuesit e BKH-së, të cilët po përfundojnë trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin.Populli shqiptar ka shpresë tek ta; familjet e tyre janë krenarë për ta; Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin fort në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button