Teknologji

BlackBerry Passport edhe në versionin Gold!

blackberry-passport-edhe-n-euml-versionin-gold_hdTelefoni i fundit i kompanisë BlackBerry, përkatësisht modeli më i suksesshëm aktualisht, BlackBerry Passport thuhet se do të vijë edhe në versionin Gold (me ngjyrë ari).

BlackBerry Passport, modeli i sheshtë i telefonit të mençur tani është paraqitur në disa fotografi, ku shihet se mbështjellet me ngjyrë ari, pasi që kjo tani është bërë një stanard i ri i telefonave të mençur, pas të cilëve përdoruesit janë më të interesuar.

Mirëpo, përveç ngjyrës së re të telefonit, ende nuk dihet asgjë për versionin e ri të telefonit – Gold Edition Passport.

Sipas faqeve online që i përcjellin produktet e BlackBerry thuhet se edhe versioni në ngjyrën e artë, do të ofrojë ekranin me diagonalen prej 4.5-inç me rezolucionin prej 1440 x 1440 pikselëve, bashkë me tastierën fizike dhe funksionet tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button