Kronika

Policia e Tiranës 1400 efektivë për të ruajtur rendit gjatë festimeve

Policia e Kryeqytetit, në zbatim të planit të masave të hartuar për mbarëvajtjen, sigurimin e rendit dhe qetesisë publike për festimet e ditës së ndërrimit të te viteve do të angazhojë rreth 1000 efektivë policie dhe në terren rreth 400 efektivë të cilët do të mbikqyrin e kontrollojnë situatën në të gjithë Tiranën duke shmangur çdo incident të mundshëm.

Do të ketë kontrolle të vazhdueshme në gjithe territorin e Tiranes, për drejtuesit e automjeteve të cilët drejtojne mjetin në gjendje të dehur. Nga ana e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe shërbimi zjarrfikëse do të ushtrohen kontrolle dhe nuk do të lejohet tregetimi dhe përdorimi i lëndëve piroteknike jashtë kritereve ligjore.

Nisur nga aktiviteti që Bashkia e Tiranës, do të organizojë në sheshin “Nënë Tereza”, do të merren disa masa shtesë duke mos lejuar përdorimin e lëndëve piroteknike nga ana e qytetarëve, pasi Bashkia e Tiranës ka marrë masa për sigurimin e fishekzjarreve të cilat do të hidhen në festimin e orës 00:00.

Gjithashtu njoftohet se do të behet bllokimi i disa segmeneteve rrugore duke mos lejuar parkimin dhe kalimin e automjeteve: Do të bllokohet segmenti rrugor,  “Ura e Lanës” deri te sheshi “Nënë Tereza”, nga ora 22:00 e mbrëmjes së datë 31.12.2015 deri në përfindim të aktiviteti. Në varësi të situatës pritet të bëhet edhe bllokimi i sheshit “Skëndërbej”, duke mos u lejuar kalimi i automjeteve. Policia e Kryeqytetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunim me qytetarët lidhur me masat e marra për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve si edhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button