Kronika

Skandali/ Hipoteka regjistron 1500 m2 tokë shtet, në pronë private

Në shkollën 9 vjeçare të fshatit Galigat, Gramsh, rreth 1500 m2, pjesë e terrenit sportiv të shkollës i është kthyer pronarit. Pas një vendimi të KKP, të vitit 1995, të regjistruar më pas në hipotekë në vitin 2000, terreni sportiv nga 2500 m 2 përfundoi në 1000 m. Në 2012, po e njëjta sipërfaqe, 2500 m2 terren sportiv, sipas VKM nr 273 për miratimin e listës përfundimtare të pronave publike, ky zë, është në pronësi shtet. Më konkretisht të komunës Pishaj, Gramsh.

Fiks Fare mori një ankesë nga kryeplaku i këtij fshati, i cili tregon se kjo pronë është zaptuar fillimisht në vitin 1995. Më pas kanë dëgjuar që për këtë pronë ka edhe letra. Sipas tij fëmijët nuk kanë një terren sportiv ku të luajnë. “Ky terren i tillë ka qenë dhe do të mbetet për ne. Janë rreth 60 fëmijë që shkojnë në këtë shkollë dhe nuk kanë një qendër sportive” tha ai.

Ankesës së tij ju bashkua edhe Bashkia e Gramshit. Kjo e fundit sipas drejtorit urbanistik, kërkoi që me rikonstruksionin e shkollës të sistemonte edhe terreni sportiv. Por u gjendën para faktit që kjo pronë në 1500 m2 kishte pronar. Sipas specialistes së aseteve, në vitin 2012 kjo pronë na është kërkuar nga Këshilli i Ministrave të regjistrohet në emër të fshatit Galigat, Bashkia Gramsh, pasi rezulton me pronar shtet.

Fiksi u interesua edhe pranë zyrës së regjistrimit në Gramsh, ku mësoi së kjo pronë i ishte kthyer Sulejman Metanit, 1000m2 kompensim fizik në VKKP të 1995. Pas regjistrimit në hipotekë në vitin 2000, ai ja ka shitur zotit Maliq Metani. Kjo pronë nga terren sportiv, përfundoi në truall dhe ju kthye pronarit.

Fiks Fare u konsultua me një specialist pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Me anë të programit kompjuterik, auto cut, gazetarët kuptuan se ku shtrihej kjo sipërfaqe prej 1000m2. Për ketë arsye ata u kthyen sërish pranë zyrës së regjistrimit në Gramsh.

Specialistja, nuk arriti të shpjegonte se si nga 1000 m2 kjo pronë ishte regjistrua 1500 m2, duke ngritur supet dhe duke thënë që mund të jetë një lapsus bërë nga regjistruesi i asaj kohe. Kur fiksi i kërkoi të përputhte hartën shoqëruese të KKP të ‘95 me hartën faktike, rezultoi që në të gjitha cepat e rrotulluar, kjo pronë dilte në një tjetër drejtim. Sipas punonjëses, ajo nuk përputhet, por është përshtatur. Duke deklaruar, që është përshtatur 80-90 përqind, ose duke ngritur sërish supet e thënë nuk e di.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button