☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.80 ▲2.75%
ARI 4,374 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,813 ▲ +0.69% ETH $2,519 ▼ -0.06% XRP $1.3773 ▲ +0.79% SOL $101.2900 ▼ -0.6%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.80 ▲2.75 % ARI 4,374 ▼0.79 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.80 ▲2.75 % ARI 4,374 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Vettingu përfshin policinë; Verifikim me makinën e së vërtetës

Vettingu në polici do të startojë në janar, ndërsa në “sitën” e organeve që do verifikojnë pastërtinë e figurës së efektivëve do të kalojnë fillimisht drejtuesit e lartë, duke nisur me kryepolicin Haki Çako.

Komisionet e Vlerësimit pritet të jenë të ngjashëm me ato për vetingun e gjyqësorit.

“Ai është modeli që do të ndjekim, por këtë kemi të bëjmë me një forcë sigurie, jo një pushtet siç është gjyqësori. Ideja është që organet e vetingut të jenë të pavarura nga Ministria e Brendshme apo qeveria”, thotë Julian Hodo, Zv\ministër i Brendshëm.

Ashtu si në operacionin “Forca e ligjit “, edhe në këtë proces ekspertët e huaj do jenë të pranishëm.

“Ata do kenë rol monitorues dhe këshilluar për të garantuar një proces të rregullt dhe transparent”, shpjegon Hodaj.

Por vetingu në polici duket se ka nisur para janarit. Sipas burimeve rreth 20 efektivëve të lartë i është refuzuar rinovimi i cerfifikatës së sigurisë për njohjen e informacioneve të klasifikuara, për arsye të paqarta.

Po ashtu gjurmët e gishtave të gjithë trupës së policisë, gardës së republikës dhe punonjësve të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave, u janë dërguar Interpolit dhe Europolit për të zbuluar indivitë me të shkuar kriminale jashtë vendit.

Gjatë vetingut nuk përjashtohet mundësia që për raste specifike të përdoret edhe poligrafi apo siç njihet ndryshe makineria e së vërtetës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.