☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 87.79 ▼0.46%
ARI 4,223 ▼1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,637 ▼ -2.6% ETH $1,636 ▼ -2.99% XRP $1.1167 ▼ -4.65% SOL $64.4900 ▼ -3.83%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.79 ▼0.46 % ARI 4,223 ▼1.49 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.79 ▼0.46 % ARI 4,223 ▼1.49 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Atentati ndaj shqiptarit në Ekuador, dyshohet për akt mafioz

Dy ditë pasi një shtetas shqiptar ishte në qendër të një atentati të organizuar, policia e Ekuadorit deklaroi se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të droges.

Shefi i policisë së qytetit Guajakili dha detaje për këtë atentat, duke shpjeguar se i dëmtuari jetonte prej tetë vitesh në këtë vend dhe se kishte pasaportë ekuadoriane.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet publik, por policia vendase njoftoi se ai ishte nën hetim për një krim të ndodhur në 30 maj në Guajakili, që është vrasja e shtetasit shqiptar Ilir Hidri.

German Sevajos, shef i policisë lokale, shpjegoi më tej se objektivi i atentatit më të fundit, të datës 7 nëntor qarkullonte me automjet të blinduar, çka lë të kuptohet se ai ndihej i kërcënuar për jetën.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar u qëllua nga dy persona që e ndoqën atë me motorteksa po udhëtonte me mjetin e tij “Ford Explorer” në qendër të Guajakilit.

I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. I pyetur nga policia, ai shpjegoi se bashkëshortja e tij kishte ulur xhamin e makinës për të pirë një cigare dhe në atë çast personat që e kishin ndjekur me motor qëlluan me armë zjarri disa herë mbi të.

Gjashtë muaj më parë, në Guajakili u vra në rrethana të pazbardhura edhe Ilir Hidri, nga Vora, për të cilin u deklarua se kishte patur probleme me ligjin dhe për këtë arsye ishte mbajtur në burg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.