Kronika

Ismailaj reagon ndaj akuzave të PD-së: Nuk jam i ndaluar asnjëherë në Greqi, i gatshëm për verifikim

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të PD-së si i dënuar në Greqi, duke mohuar çdo akuzë të opozitës.

Në një prononcim për mediet, Ismailaj tha se nuk është ndaluar asnjëherë në Greqi

“I hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar i bashkisë së Mallakastrës. Kam deklaruar formularin e Dekriminalizimit. Nuk jam ndaluar asnjëherë nga policia greke”, theksoi ai.

Po ashtu, Ismailaj shtoi se ka motrën në Greqi dhe ajo ka pasur disa probleme familjare. “Isha para dy javësh atje”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button