Sporti

Superkupa e Shqipërisë, nis shitja e biletave

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, atë mes Partizanit dhe Egnatias, që do të luhet në “Air Albania” më 20 dhjetor duke nisur nga ora 19:00. Sipas njoftimit të bërë nga FSHF, çmimet shkojnë nga 500 lekë, që janë vendet pas porte, deri në 5000 lekë në sektorin VIP. Biletat mund të sigurohen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (nga ora 10:00 deri në ora 18:00) ose në biletarinë online.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë, Partizani-Egnatia, që do të luhet mw 20 dhjetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (nga ora 10:00 deri në ora 18:00) ose në biletarinë online

https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button