☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.23 ▼1.03%
ARI 4,298 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,529 ▼ -1.77% ETH $1,751 ▼ -2.36% XRP $1.1886 ▼ -2.42% SOL $72.1300 ▼ -2.06%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.23 ▼1.03 % ARI 4,298 ▼1.9 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.23 ▼1.03 % ARI 4,298 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
18 Jun 2026
Breaking
Sporti

Partizani dhe katër barazimet shqetësuese

Pesë fitore radhazi, aq sa, bashkë me të fundit e Zekic, vunë rekord suksesesh rradhazi e pastaj një bllokim total, që ngadalësoi vrapim e Partizanit, e bashkë me skuadrën, edhe të Abilaliajt. Drejtori Sportiv që bëri të dukej sikur trajneri nuk do të ishte aspak i nevojshëm, për ironi të fatit, që kur u zyrtarizua në krye të pankinës nuk bëri më asnjë fitore. Në fakt, katër barazime radhazi duhet ta shqetësojnë dhe jo pak ambjentin e të kuqve. Katër pikë nga 12 të mundshme, bënë që Egnatia, nga mundësia për ta parakaluar e për të shkuar madje në +4, tani është tre pikë e distancuar e vetme në krye të klasifikimit.

Në këtë situatë kanë gisht, e ndoshta jo pak, edhe dëmtimet. Nëse me sulmuesit alternativat edhe gjenden, prapavija ka parë të përfundojë në duart e rezervave si Sembene, të rinjve debutues si Janjeva e në dy daljet e fundit edhe një mesfushori të improvizuar si Mehmeti. Por nëse gjejmë një shpjegim për tre golat e pësuar në 4 ndeshjet e fundit, sulmi nuk ka alibi.

Nuk ka patur që nga nisja e kampionatit, ku shënuesi më i mirë është Bintsouka me 6 gola, i cili në 9 javë, praktikisht një fazë kampionati, ka shënuar vetëm një gol, por ky problem është mbuluar nga fakti që të kuqtë kanë shkuar deri tani në gol me 10 lojtarë të ndryshëm.

Sidoqoftë, ngërçi duhet kaluar dhe, me rikthimet e disa lojtarëve, sfida kundër Skënderbeut është mundësia ideale për të mos lejuar ngadalësimin të kthehet në ndalesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.