Sporti

Spanja nuk u jep viza boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në Botëror

Spanja nuk ka pranuar që boksierët nga Kosova të udhëtojnë në këtë shtet për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror. Për këtë ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës. 

“Ekipi i Kosovës me kohë është paraqitur për pjesëmarrje në këtë kampionat botëror dhe ka aplikuar për viza, për boksierët 86kg.Taulant Jakupi, 92kg. Donat Syla, selektorin Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli. Dje me 10 nëntor kemi marrë përgjigje negative për viza nga ambasada spanjolle në Shkup të Maqedonis së Veriut”, ka bërë të ditur FBK. “Ne kemi kerkuar sqarime nga IBA për mospajisje me viza, por jemi shumë të pikëlluar që morëm këtë lajm dhe e konsiderojmë vërtetë të papranueshme, pasi besojmë se politika nuk duhet t’i ndalojë sportistët tanë të marrin pjesë”.

Më herët boksierët kosovarë nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në ngjarjet e boksit në Indi dhe në Serbi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button