Kronika

Gjykata e Posaçme pushon padinë e Erion Veliajt kundër Sali Berishës

Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë padinë e kryebashakiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit akuzohej nga Veliaj për “shpifje”, akuzë, e cila u hodh poshtë nga gjyqtari, Erjon Bani.

“1. Viktima akuzuese, Erjon Veliaj, më datë 22.11.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliaj, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

2. Në datën 15.12.2023 ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore në respektim të nenit 338 të K.Pr.Penale. Në këtë seancë nuk u paraqit viktima akuzuese Erion Veliaj pa shkaqe të arsyeshme.

3. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387  të K.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 83, datë 15.12.2023, vendosi:

1.            Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 126, datë regjistrimi 22.11.2023, me Viktimë akuzues: Erion Veliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

2.            Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.

3.            Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button