Kronika

Gjyqi i xhihadistëve, kreu i KMSH: Në 2 xhamitë predikohej radikalizëm

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore ndaj xhihadistëve, ku ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me çështjen dhe se në dy xhamitë që ishin jashtë juridiksionit të KMSH mund të predikohej radikalizëm.

Bruçaj ka shtuar se për xhamitë që janë jashtë kontrollit apo juridiksionit të Komunitetit Mysliman Shqiptarë ka njoftuar prokurorinë dhe se imamët e xhamive, Bujar Hysa dhe Genci Balla nuk janë emëruar si imamë nga komuniteti mysliman.

Ndërkohë, ai ka thënë se, xhamia e Mëzezit dhe Unazës së Re janë ndërtuar pa leje.

“S’kam fare lidhje me çështjen. Kam informuar prokurorinë për xhamitë jashtë juridiksionit. Imamët Bujar Hysa dhe Genci Balla s’janë emëruar nga KMSH
Xhamia e Mëzezit dhe Unazës së Re në Tiranë janë ndërtuar pa leje” ka thënë Bruçaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button