Kronika

Berat, shembet me eksploziv hoteli që pengonte investimet për qytetin

Projekti për restaurimin dhe nxjerrjen në pah, të vlerave arkitekturore të qytetit të Beratit, ka prekur në këtë qytet edhe një prej hoteleve të ndërtuara në anë të lumit Osum dhe pranë urës së qytetit.

Objekti disakatësh ishte ndërtuar prej disa vitesh në këmbët e urës lidhëse të lagjeve muzeale, Mangalem dhe Goricë. Sipas njoftimit të IKMT-së, objekti pengonte projektet në qytetin e Beratit.

Forcat xheniere të ushtrisë vendosën 350 mbushje me eksploziv në kolonat e betonit të këtij ndërtimi. Më herët, pronarët e hotelit larguan gjithçka, që mund të merrnin nga ndërtimi i tyre. Në orën 12 është kryer me sukses shembja, me anë të shpërthimit të kontrolluar.

Sipas IKMT-së, nuk pati dëme dytësore nga shembja me anë të eksplozivit, ndërsa dëshmitarët tregojne se, në disa banesa në zonën muzeale pati dëmtime të xhamave të dritareve.

Mjetet e IKMT-së nisën menjëherë largimin e inerteve nga zona. Pjesa më e madhe e tyre përfunduan në lumë, aty ku shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e një ishulli dhe një ure të re të gurtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button