Kronika

Ndezi zjarr për të djegur mbeturina por u dogjën tokat me të mbjella, arrestohet qytetari në Kavajë

Një tjetër autor i krimit të zjarrvënies është vënë në pranga në Kavajë.
Sapo u njoftuan për një vatër zjarri, në fshatin Shtordhë, Kavajë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit H. H., banues në këtë fshat.

Shtetasi H. H. kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button