Ekonomia

Ligji i plehrave mbetet pezull, do merren sërish propozimet e palëve të interesit

Pasi presidenti i Republikës ktheu për rishqyrtim  ligjin e mbetejeve në Kuvend, ai do të rishikohet përsëri mes palëve të interesit.

Në një letër që kreu i Komisonit të Veprimtarisë prodhuese, Eduart Shalsi i ka nisur grupeve të interesit, thihet se “do të dëshironim të përfitonim nga mundësia e dhënë për rishqyrtim, për të përthithur propozime konkrete për përmirësim të ligjit nga gjithë grupimet e interesuara, parti politike, ligjvenës të veçantë, shoqata mjedisore, shoqata të biznesit, përfaqësues të medias, ekspertë, apo qytetarë të interesuar. Në mënyrë të veçantë, do të ftonim për të paraqitur me shkrim propozimet e tyre, subjektet e përfshira tashmë në mënyrë aktive në këtë debat.  Lutemi që propozimet Tuaja të paraqiten me shkrim në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, jo më vonë se data 25 Janar 2017”.

Letra u është dërguar shoqatave të biznesit, atyre të ambientit dhe qendrave të tjera studimore.

Në tetor, Presidenti i Republikës, nëpërmjet Dekretit nr. 9765, datë 14.10.2016, ktheu për rishqyrtim në Parlament, Ligjin nr.92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10463. datë 22.09.2011,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve””. Edhe më herët , ligji kishte hasur kundërshtimet e ashpra të shoqërisë civile dhe shoqatave ambientale.

“Arsyetimet e paraqitura nga Presidenti, por edhe ato të një pjese të Shoqërisë Civile, janë bërë objekt debatesh në ambientet politike, mediatike, mes shoqatave mjedisore dhe atyre të biznesit. Ky debat i mëtejshëm i ligjit ka sjellë në vëmendeje ide dhe propozime për përmirësim të mëtejshëm të ligjit”, thuhet në letër.

Pas kthimit nga Presidenti ligji u fut sërish në Kalendarin e parlamentit në seancën e fundit të dhjetorit, por u hoq sërish, për t’u lënë për në janar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button